Qeveria edhe këtë vit plotësoi një tjetër detyrim ligjor, indeksimin e pensioneve. Për shkak të rritjes së normave të interesit dhe zhvlerësimit të lekut, qeveria vendosi që mos t’i indeksojë me normën e vjetshme te inflacionit siç e kërkon ligji, por me normën aktuale te tij. Për ministren e financave, kjo është një ndihmë goxha e madhe për pensionistet: “Të gjitha kategoritë e pensioneve indeksohen me 3.3%. Efekti në buxhet do të jetë 3.3 mld lekë. Parashikimi fillestar ishte për vlerën e përafërt me 2.4%, që në bazë të ligjit duhej bërë kjo. Për shkak të çmimeve për shportën e pensionistëve ne vendosëm mesataren e tre-mujorit të shkurtit.”