Top Channel/ Vetëdorëzohet autori i plagosjeve! Ferizaj, dje qëlloi me thikë 4 kalimtarë në rrugë
12/11/2024 19:48

I dyshuari për goditjen me thikë të katër personave në Ferizaj, për të cilëve edhe dy të mitura është vetëdorëzuar në Policinë e Kosovës në orët e para të së martës. F.I. është dërguar në mbajtje për 48 orë me urdhër të prokurorit nën dyshimin për kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë në tentativë. Siç ka bërë me dije prokuroria themelore në Ferizaj i dyshuari ka të kaluar kriminale. Ai ishte dënuar me burgim për vrasje në vitin 2016 dhe ka vuajtur dënimin deri në shkurt te këtij viti. Gjatë së hënës, Policia e Kosovës kishte arrestuar një person tjetër nën dyshimin për goditjen me thikë të katër personave, pasi i përshtatej profilit të të dyshuarit. I dyshuari rreth orës 15:00 të së hënës ka goditur me thikë dy të mitura në Ferizaj. Vajzat 10 dhe 15 vjeçare ishin mysafire në Ferizaj dhe kishin dalë të shkojnë në dyqan, treguan të martën nga familja Emini, pranë shtëpisë së të cilëve ndodhi sulmi. I dyshuari F.I. pasi goditi me thikë të miturat ka vazhduar përgjatë rrugës Enver Topalli ku ka sulmuar edhe një person tjetër rreth të 30-tave e pastaj ka goditur po ashtu me thikë edhe një person tjetër në rrugën Halim Spahija. Prokuroria Themelore e Ferizajt thotë se po vazhdon hetimet për të zbuluar motivin që çoi deri te sulmi ndaj katër personave.

Top Channel/ Kritikat për progresin e Kosovës, debat i fortë në Kuvend mes opozitës dhe qeverisë
11/11 19:56
Top Channel/ Kosovë, ndalohen 150 mijë lodra me rrezik. Do kthehen në Kinë ose do të shkatërrohen
11/11 19:53
Top Channel/ Kurti takohet me Sorensen në Paris, kërkoi njohje reciproke nga Serbia
11/11 19:46
Top News – Vrasja tragjike e Arlinda Zekajt/ Tre ekspertë do të angazhohen për të zbardhur ngjarjen
11/11 15:13
Top News – ‘Fluturojnë’ çmimet në Kosovë. Qeveria ngre duart: Shkak luftërat në Ukrainë e Iran
11/11 15:13
Top News – Një bioinxhinier për Kosovën. Trump nominon ambasadorin e ri të SHBA në Prishtinë
11/11 10:19
Top Channel/ Kurti nga Parisi: Serbia ta njohë Kosovën
10/11 22:21
Top News – Të shtëna me armë në Gjakovë/ Plagosen dy persona, arrestohet autori i dyshuar
10/11 22:15
Top Channel/ 15 vjet në pritje të drejtësisë, nis gjyqi për vrasjen e Diana Kastratit në Kosovë
10/11 12:22
Top Channel/ Asociacioni rikthen debatin, Rashiç sheh mundësi pas zgjedhjeve në Serbi
09/11 23:32
Top News – Zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Kamberi: Koalicioni mori 10 mandate, të parët…
09/11 13:20
Top News – Punëtorët e hekurudhës në grevë. Paralizohet Kosova, kërkohet rritje e rrogave
09/11 11:33
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top News- PDK-ja në udhëkryq analistët: Grupet e interesit mund të ndikojnë garën për kryetar
08/11 14:56
Top Channel/ Tetë gra të vrara në 2026 në Kosovë, protestuesit kërkojnë shkarkime dhe ndjekje penale
07/11 19:31
Top News – Jo bashkëpunim me Listën, por… Studentët nuk ndërpresin fondet për serbët e Kosovës
07/11 16:00
Top News – Strategjia për lirimin e krerëve të UÇK. Mblidhet grupi i punës, diskutimet ‘top sekret’
07/11 14:53
Top Channel/ Vdekja e Arlinda Zekajt, Prishtina në protestë mbarëkombëtare kundër vrasjes së grave
07/11 13:54
Top Channel/ Rritet dhuna në familje, 8 gra të vrara në Kosovë
06/11 19:44
Top News – 5 vite nga nisja në Hagë. Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit – Na mungon!
06/11 13:39