Pas zgjedhjeve të BE-së, në Gjermani është rritur presioni për një emigracion të kontrolluar. Partia e ekstremit të djathtë AfD, që insiston për politika të shtrënguara emigracioni, ka dalë forcë e dytë në nivel federal, ndërsa në pesë landet në lindje të vendit ka zënë vendin e parë.