Studentet vijojnë të përballen me vështirësi ekonomike për shkak të rritjes së çmimeve. Bruna është një ndër shumë studente që janë larguar nga qyteti i tyre për të ardhur me studime në Tiranë. “Rritja e çmimeve i ka prekur shumë studentët pasi çmimet janë goxha të larta dhe nuk po munden dot të sigurojnë as shportën e ushqimeve. Besoj se shumica e studentëve as nuk ushqehen mjaftueshëm edhe si duhet sepse çmimet janë vërtet të larta”, tha Bruna Sollaku, studente në fakultetin e Shkencave Sociale.