150 bletërritësve të zonës së fshatit Dukat të Vlorës iu shtua dhe një 28 vjeçar, i cili la emigrimin në Itali për të punuar pranë familjarëve të tij. “Nuk mund të jetoja në Itali pasi jetesa atje ishte shumë e vështirë. Emigrimi është shumë i vështirë, pasi mungojnë miqtë, familjarët mungojnë shumë gjëra. Ndërsa këtu je afër me familjen dhe punon së bashku me ta”, shprehet bletërritësi, Edison Qesargjoni.