Veriu i Kosovës vijon të jetë ende i bllokuar nga qytetarët serbë. Serbët të cilët protestojnë kundër arrestimit të ish-policit Dejan Pantiç janë ende në barrikadat e vendosura. Shkollat në veri të Kosovës sot nuk do të jenë të hapura, ndërsa pas orës 21:00, breshëri zjarri dhe shpërthimi janë dëgjuar në Rudarë afër Zveçanit.