Top Channel/ Verë ekstreme në Evropë, temperature record! Gushti më i nxehtë në 125 mijë vite
10/09/2026 22:33

Evropa ka përjetuar një nga verat më të nxehta të regjistruara ndonjëherë, ndërsa temperaturat rekord kanë shkaktuar edhe një rritje të ndjeshme të vdekjeve të lidhura me të nxehtin. Sipas të dhënave të publikuara nga shërbimi evropian i monitorimit të klimës, “Copernicus Climate Change Service, gushti i vitit 2026 ishte muaji më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë, me një temperaturë mesatare globale të ajrit prej 16.96°C. “Gushti 2026 ishte një muaj i jashtëzakonshëm në analet e klimës globale”, tha Samantha Burgess, shkencëtare në Qendrën Evropiane për Parashikime të Motit me Afat të Mesëm (ECMWF). Sipas saj, temperaturat e regjistruara gjatë kësaj periudhe janë jashtëzakonisht të larta në raport me historinë klimatike të planetit. Burgess tha se njerëzimi ndoshta nuk ka përjetuar temperatura të tilla në të paktën 100 mijë vitet e fundit Korriku i vitit 2023 mbetet muaji më i nxehtë i regjistruar deri tani, me një temperaturë mesatare globale prej 16.95°C, vetëm pak më poshtë rekordit të gushtit 2026. Ndërkohë, periudha qershor-gusht e këtij viti konsiderohet ndër periudhat më të ngrohta të regjistruara ndonjëherë, në nivele të ngjashme me verën e vitit 2024. Duke u bazuar edhe në të dhëna klimatike që shtrihen shumë më herët se viti 1940, kur nisën regjistrimet moderne sistematike, shkencëtarët vlerësojnë se periudha aktuale mund të jetë më e ngrohta që Toka ka përjetuar në rreth 125 mijë vitet e fundit. Fenomeni klimatik El Niño ka ndikuar gjithashtu në rritjen e temperaturave të oqeaneve këtë vit dhe ka kontribuar në modele ekstreme të motit, përfshirë thatësirat dhe përmbytjet.

Franca nën ethet e protestave, priten trazira në fundjavë
02/11 23:32
Top News- “SHBA do sulmojë Iranin me armë bërthamore…sulmi brenda pak ditëve”, Trump nën presion
02/11 23:00
Referendumi” për trump, kanë votuar 54 milionë amerikanë para datës zyrtare
02/11 22:47
Top News- Vetëm 20 vjeçe/ Kush ishte pilotja e avionit që u rrëzua në Florida e la pas 9 viktima
02/11 22:30
Top Channel/ Irani hap negociatat me SHBA, bie nafta. Reagojnë menjëherë tregjet
02/11 19:57
Top News – Vuçiç bleu votat / 51 euro për çdo mbështetës, po sërish nuk fitoi
02/11 18:20
Top News – ‘S’ka paqe pa një atdhe për palestinezët’/ Mbreti jordanez: Ambiciet e Izraelit, kërcënim
02/11 16:16
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News – Ushtarët e plagosur shpëtohen nga qielli / Ukraina nis përdorimin e dronëve për evakuime
02/11 15:10
Top News – Frigoriferët nën sulm në Evropë / Temperatura 50 gradë celcius, hakerohen supermarketet
02/11 15:09
Top News – ‘Trump, armë bërthamore mbi Iran’ / Paralajmërimi: Do të sulmojë brenda pak ditësh
02/11 15:05
Top News – Rusia shfrytëzon armëpushimin… / ‘Forcoi pozicionet’, kthehet lufta në Oleshky
02/11 14:27
Top News – Kryeministri i Belgjikës jep dorëheqjen / Negociata gjatë gjithë natës, dështon buxheti
02/11 14:18
Top News – Bie nga 8 mijë metra lartësi në 60 sek / Avioni shpërthen në një lëmsh zjarri, 9 viktima
02/11 14:04
Top News –‘Evropë, rritja më e madhe e çmimit të biletave në histori’, Ryanair në krizë, ngrin pagat
02/11 14:02
Top News – Francë, nxënësit ‘kthehen’ në shkolla / Protesta të kufizuara pas mbarimit të pushimeve
02/11 14:02
Top News – I hodhën policit ‘bombë benzine’ e mori flakë / ‘Tentativë vrasje’, nis hetimi në Francë
02/11 13:50
Top Channel/ Serbi, arrestohet shefi i policisë: Besnik i Vuçiç, studentët e akuzuan për dhunë!
02/11 12:19
Top Channel/ Vendet e Gjirit po armatosen: Frikë për një “ringjallje” të konfliktit SHBA-Iran!
02/11 11:53