“Verë dhe Portokalle” pati ndalesën e rradhës në qytetin e Policanit. Edhe njëherë për të dhuruar spektakël dhe humor të zgjedhur për publikun që e priti me duartrokitje spektaklin. Si çdo vit turi i “Verë dhe Portokalle” mbledh në sheshe qytetare të shumtë që presin me padurim të shijojnë nga afër humorin, performancat e artistëve dhe gjithçka ky spektakël dhuron. Në sheshin e qytetit publiku i gjerë u njoh nga afër me aktorët e preferuar që I ndjek me fanatizëm cdo të dielë.