Qindra qytetarë shijuan shfaqjen e aktorëve, që i kanë ndjekur çdo të diel në mbrëmje në ekranin e Top Channel. Të qeshurat që u dhuruan artistët, publiku i shoqëroi me duartrokitje. Të emocionuar nga spektakli live, memorizuan mbrëmjen duke shkrepur foto me aktorët e preferuar. Artistët e “Portokalli”, shprehen se turi veror, i shndërruar tashmë në traditë u fal shumë dashuri, ndërkohë që ndalesa në Tepelenë ishte e veçantë për Cubi Metkajn dhe Deivis Myslymin, që performuan në qytetin e lindjes.