Spektakli i humorit “Vere dhe Portokalle”, i kthyer tashmë në një traditë të pandarë të verës shqiptare, ka mbërritur në qytetin e Fierit. Mbrëmjen e kaluar, atmosfera në sheshin qendror të qytetit ishte elektrizuese, teksa qindra qytetarë, të të gjitha moshave, u mblodhën për të shijuar një show të paharrueshëm nën yjet e korrikut.