Për herë të parë në Korçë janë ekspozuar pikturat nudo të realizuara nga piktori i popullit Vangjush Mio. Shtëpia muze e artistit të madh iu nënshtrua një rikonstruksioni dhe hapi dyert për vizitorët këtë fundjavë. Mes punimeve mjeshtërore të Mios nuk munguan as ato që ekspozohen për herë të parë e që janë pjesë e thesarit që ai la pas.