Hapësirat e ekspozimit të Galerisë së Tiranës kanë marrë një pamje tjetër në prag të festave të nëntorit. Veprat e artistëve si Guri Madhi, Zef Shoshi, Ismail Lulani etj kanë të gjitha një tematike, lufta. E paraqitur në dy kahje, e mitizuar gjatë periudhës së artit të realizmit socialist dhe po ashtu e parë në një plan me njerëzor pas rënies së sistemit.