Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo”sapo ka publikuar vëllimin e nëntë të veprës diplomatike, letrare dhe publicistike të dijetarit dhe veprimtarit të njohur Midhat Frashëri. Instituti i Studimeve Historike, Lumo Skëndo, po i nxjerr në dritë me së paku 12 vëllime krijimtarinë e veprimtarit të shquar Midhat Frashëri, pas censurës së rreptë të diktaturës komuniste. Vëllimi fillon me letrat e kohës së fundit të mbretërisë.