Pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, numri i viktimave vazhdon të rritet. Bilanci zyrtar i vdekjeve shënon tani 235, por autoritet druhen se jetët e humbura në të vërtetë janë me mijëra. Godinat e dëmtuara vijojnë të shemben vazhdimisht, duke e bërë akoma edhe më të vështirë punën e ekipeve të kërkim-shpëtimit.