Top Channel/ Venecia “rrëzon” Kushtetuesen: “S`ka kompetencë të shqyrtojë zgjedhjet e 30 qershorit”
14/10/2021 15:53

Ekspertët e Komisionit të Venecias dolën në përfundimin se Gjykata Kushtetuese shqiptare nuk ka kompetencën të shqyrtojë vlefshmërinë e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë kërkese të paraqitur në muajin korrik nga vetë kjo Gjykatë. Ishte shoqata e bashkive të vendit ajo që e dërgoi cështjen në Kushtetuese, e pasi u degjuan pretendimet e të gjitha palëve, anëtarët e Gjykatës vendosën t`i drejtoheshin Venecias me 3 pyetje. Pyetja e parë ishte nëse “mund të interpretohet neni 131, pika 1, shkronja “e”, i Kushtetutës se Gjykata Kushtetuese ka juridiksion për të vlerësuar kushtetutshmërinë e procesit zgjedhor?”. Kjo pyetje lidhet me pretendimet e ndryshme të ngritura mbi kompetencën e Gjykatës për këtë çështje. Pas një analize të gjatë juridike, ekspertët e Venecias dolën në përfundimin se “kompetenca e Gjykatës Kushtetuese nuk përfshin shqyrtimin e vlefshmërisë së zgjedhjeve vendore, por dicka e tille nuk e pengon ate të ushtrojë kontrollin e saj mbi legjislacionin zgjedhor”. Kjo ishte dhe pyetja kryesore dhe më e rëndësishme që priste përgjigjen e Komisionit, ndërsa dy të tjerat qenë mbështesë të saj. Kushtetuesja vendosi t`ia dërgonte Venecias cështjen e ligjshmërisë së zgjedhjeve vendore, cka ngjalli një debat në opinionin publik, për të cilin vetë Gjykata tha se “mund të perceptohet si përpjekje për ta përfshirë atë në diskutime me ngjyrime politike, për të paragjykuar vendimmarrjen dhe për të ndërhyrë në pavarësinë e saj.

Top Channel/ Zjarre në dy transformatorë elektrikë në Kakoz, tre zjarrfikës në vendngjarje
05/07 23:05
Top Channel/ “Bankers”, drejtuesi e ish-drejtuesi në burg. Avokati i Çobos: Ka fituar në Arbitrazh
05/07 22:35
Top Channel/ Telefoni i Laert Haxhiut “ha koka”. Pushohen, drejtori i burgut dhe shefi i policisë
05/07 20:28
Top Channel/ Rrjet prostitucioni me te huaja ne Kavajë. Procedohen edhe 6 shqiptarë
05/07 20:13
Top Channel/ Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët
05/07 19:10
Top News- Përplasen dy automjete/ Aksident rrugor në aksin Sarandë-Delvinë
05/07 19:07
Top Channel/ Rrjet pr*stitucioni në Kavajë! Shtetase të huaja ushtronin aktivitetin ilegalisht
05/07 15:25
Top Channel/ Arsenal armësh në Lushnjë! Arrestohet një 50-vjeçar, posedonte sasi të madhe municioni
05/07 15:22
Top Channel/ Zbulohet laborator falsifikimesh! Arrestohen babë e bir për falsifikim dokumentesh
05/07 15:20
Top Channel/ Vlorë, aksion për hapësirat publike! Dredha ua lë përgjegjësinë drejtorëve që ikën
05/07 15:06
Top News- I armatosur në banesë/ ‘Strike’ arreston një 50 vjeçar në Lushnje
05/07 14:15
Top News- Bazë prostitucioni në Kavajë, kinezet kapen me bllok në dorë
05/07 13:27
Top Channel/ Porosia e Ramës! Nis lirimi i hapësirave publike në Vlorë, Dredha: Duhej bërë me kohë
05/07 13:18
Top News – Gjyqi ‘Partizani’ ndaj Berishës. PD-Shembull flagrant i standardit të drejtësisë
05/07 13:06
Top News- Hodhi inertet e hotelit në det/ Arrestohet inxhinieri i ndërtimit në Dhërmi
05/07 12:56
Top Channel/ Laborator falsifikimesh! Arrestohen babë e bir për falsifikim dokumentesh në Tiranë
05/07 12:42
Top Channel/ Bazë prostitucioni në Qerret! Arrestohen 2 kineze, procedohen 6 ‘klientë’ shqiptarë
05/07 12:31
Top Channel/ “Vere dhe Portokalle” ndez Fierin! Spektakël, humor dhe një kampion bote në skenë
05/07 12:30
Top News – Mbajti peng një vajzë në Astir/ Gjykata e Tiranës lë në burg Skerdi Sinën
05/07 12:24
Top Channel/ Sezoni i vjeljes së mjaltit! Bletarët në zonën e Fierit të kënaqur
05/07 12:23