Top Channel/ Vendoset çmimi tavan, mbeten pa karburant pikat e tregtimit në Hungari!
02/12/2022 22:22

Cmimi tavan që ka vendosur qeveria hungareze, po rëndon mbi drejtuesit e automjeteve në një mënyrë të papritur për ta: pikat e tregtimit kanë mbetur pa karburant të mjaftueshëm, e ndërkohë kompania shtetërore e prodhimit të gazit dhe naftës nuk po përballon dot kërkesën e lartë. Në qindra pika të tilla, klientët njoftohen për sasinë e mbetur të karburantit apo cmimet. Në Martonvasar, rreth 30 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Budapest, drejtuesit e mjeteve informohen se mund të blejnë vetëm dy litra karburant me çmimin e reduktuar, të vendosur nga qeveria më shumë se një vit më parë. Por kompania shtetërore e energjisë MOL, nuk po arrin tashmë të furnizojë rregullisht bizneset, e kjo sjell kufizimin e sasisë së karburantit që vihet në dispozicion të klientëve. Një numër i madh biznesesh thonë se nuk janë furnizuar nga MOL prej 3 javësh tashmë. “Furnizimi ka shkuar saktësisht në zero; karburanti me cmim të rregulluar po zhduket nga tregu”, tha pwr Associated Press Laszlo Gepesz, pronar i një pike të vogël karburanti është bashkëkryetar i Shoqatës së Bizneseve të Pavarura të Karburanteve në vend. Qeveria hungareze vendosi vitin e kaluar që 1 litër naftë apo benzinë të shitej me 1.22 dollarë (480 forints). Me problemet e importit pas luftës në Ukrainë, kompania shtetërore u bë vetmja e cila prodhonte naftë e gaz që mund te shitet me çmimin e kontrolluar. Por kapacitetet e saj nuk mund të përballojnë të furnizojnë të gjithë vendin me karburant të lire. Pamjet: AFP

Top Channel/ Franca ashpërson ligjin e protestave. Senati miraton gjoba 10 mijë euro për dëmet
28/10 15:29
Top Channel/ Presidenti amerikan njofton takim të shpejtë Putin-Zelensky, negociata në nëntor
28/10 15:27
Top Channel/ Spanjë, 64 viktima nga përplasja e dy trenave në jug të Madridit. 544 pasagjerë në bord
28/10 15:26
Top News – 30 orë pa bomba e shpërthime…‘Mban’ armëpushimi në qytetin e pushtuar nga Rusia
28/10 15:02
Top News – Restorantet: Jo telefona në tavolinë / Sardenja bëhet shembull: Inkurajojmë ndërveprimin
28/10 15:00
Top News – Pasagjerët të mbuluar me gjak…64 viktima, përplasen trenat e shpejtësisë së lartë
28/10 14:58
Top News – Deti i Zi më i rrezikshmi në botë / Goditet anija greke e mallrave pranë Bullgarisë
28/10 14:52
Top News – I thamë Putinit çfarë nuk i thotë Trumpi! Kryeministri mbron telefonatën 90-minutëshe
28/10 14:20
Top News -‘Arratiset’ nga Brazili, ‘azil’ në SHBA / Avioni i Bolsonaros në Miami, Trump dha ‘ok’-in
28/10 14:07
Top News – Jetonin në anijen turistike…‘Banorët’ zbriten në tokë, u rrit kostoja e karburantit
28/10 13:49
Top News – Zelenski në një tavolinë me Putinin / Trump: Një takim do mbahet shumë shpejt
28/10 13:48
Top News – Lufta në Iran 50 miliardë dollarë / SHBA, kostoja vetëm rritet, Pentagoni: No comment
28/10 13:40
Top Channel/ Tragjedi hekurudhore në Spanjë, përplasen dy trena, dyshohet për dhjetëra viktima
28/10 12:53
Top Channel/ Bolsonaro arratiset në SHBA, Humbi zgjedhjet në Brazil dhe sfidoi urdhrin e Gjykatës
28/10 12:53
Top Channel/ Sulm në ambasadën e Izraelit, policia vret sulmuesin e mitur në Beograd
28/10 12:53
Top Channel/ Netanyahu kryeson në Izrael por pa shumicë, partitë arabe kanë çelësin për qeveri
28/10 12:52
Top News – ‘Komploti’ për të shkarkuar Sekretarin e Shtetit. Emiratet paguan 50 mln dollarë Kushner
28/10 12:06
Top News – Rebelohet Gjenerata Z në Halloween / Gjermania në alarm, frikë për skena si në Francë
28/10 11:52
Top News – Zgjedhje pa fitues të qartë në Izrael / Netanyahu dhe Eisenkot, pretendime për udhëheqje
28/10 11:47
Top News – Humbi zgjedhjet dhe rrezikon burgun / Trump i jep ‘azil’ Bolsonaros, DASH miraton vizat
28/10 11:45