Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi në Komisionin e Ligjeve se vonesa e Kuvendit për ndërhyrjen ligjore mbi pagat e gjyqtarëve nuk duhet të kthehet në përplasje mes pushteteve. Gogu tha se afati i Kuvendit kishte përfunduar më 31 korrik, por theksoi se nisma e re synon të korrigjojë këtë vonesë, duke respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe kompetencat e Kuvendit.