Disa qytetarë kanë hedhur gurë në drejtim të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në qendër të Prishtinës pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për liderët e UÇK-së. Protestë e ngjashme u mbajt paraprakisht para selisë së EULEX-it, në zonën industriale, kur u hodhën gurë në drejtim të ndërtesës së Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit. Më pas ata janë zhvendosur edhe para ndërtesës së Parlamentit.