Top Channel/ Vendimi për Berishën/ SPAK kërkoi të pyeten 137 dëshmitarë dhe 5 të pandehur
16/01/2025 23:32

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vendimi i Apelit të GJKKO për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishën. Top Channel ka zbuluar se SPAK ka kërkuar të pyeten 137 dëshmitarë dhe 5 të pandehurit e procedimit duke u konsideruar si prova të gjalla. Ndërsa vendimi që ktheu Berishën në ‘detyrim paraqitje’ flet edhe për kërcënimin e dëshmitarëve që mund të vijë nga ndikimi i të dyshuarit. Konkretisht, Apeli i Posaçëm duke iu referuar shkallës së parë që hoqi arrestin shtëpiak thotë se “Përveç mungesës së rrezikut të ikjes, ka arsyetuar edhe mungesën e rrezikut të dëmtimit të provave për shkak se çështja tashmë ka kaluar në seancë paraprake dhe ky rrezik është shuar duke qenë se provat janë marrë”. Në vendim thuhet se, duke analizuar personalitetin e të pandehurit dhe sjelljen e tij, veprën penale që i atribuohet dhe llojet e provave të kërkuara e të marra nga organi i akuzës si dhe shtrirjen e hetimeve në kohë, nuk konstatohet të ekzistojë një rrezik i tillë”. Në përfundim të analizës që lidhet me rrezikun e helmimit të provave, si një prej kushteve të veçanta për caktimin e masës së sigurimit ndaj kërkuesit, gjykata e apelit sërish thekson se argumentet e dhëna nga gjyqtari i hetimit dhe të konfirmuara në të gjitha shkallët e pushtetit gjyqësor, nuk mund të rivlerësohen pa konstatuar prezencën e elementëve të rinj provues.

Top News- PD refuzohet sërish nga studentët. Protesta kombëtare e opozitës ‘zbehet’ te Kryeministria
07/11 18:28
Top News – Heptagoni i dialogut te Kryeministria. Rama-Destinacioni më i ri turistik në kryeqytet
07/11 14:08
Top News – Protestuesit e PD pushojnë mbi tryezën e dialogut
07/11 14:07
Top News-Gjobë për ata që shajnë Ramën, PD kërkon raportim nga AMA: Kush iu jep urdhra?
05/11 18:59
Top News – ‘Antidoti është largimi i menjëhershëm i Ramës’, Berisha: Të krijohet një qeveri teknike
05/11 16:42
Top News – ‘KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse’, Berisha: Rama, mburojë për korrupsionin
05/11 16:42
Top News–‘Me Ramën s’ka të ardhme evropiane’,Berisha: Raporti i BE rrëzon dhe reformën territoriale
05/11 16:41
Top News- Berisha: Kërkesat e opozitës për Komisione Hetimore refuzohet sistematikisht pa debat
05/11 16:41
Top News – ‘Vendimet e Kushtetueses nuk zbatohen’, Berisha: Rama po bllokon rrugën drejt BE
05/11 16:41
Top News–‘Raporti i KE damkos Ramën’, Berisha: Në krahasim me Malin e Zi, Shqipëria është diktaturë
05/11 16:40
Top Channel/ Berisha: Të kërkosh sinqeritet te Rama si të udhëtosh në Sahara për të gjetur eskimez
05/11 13:46
Top Channel/ Berisha komenton raportin për Shqipërinë: Buxhetin e kaloi si hajdut dhe…
05/11 13:37
Top Channel/‘Rama hipokrit, takime për sy e faqe’, Berisha: Rrugën drejt integrimit e pengojnë Oltat
05/11 13:32
Top Channel/ ‘Me kërcënime askush s’mund të ketë impakt’, Rama: I ka bërë llogaritë gabim kush..
05/11 13:04
Top Channel/ ‘Nesër ndezim një tjetër dritare dialogu’, Rama: Tre grupe studentësh u kërcënuan…
05/11 12:59
Top Channel/ ‘Përfshirja e të huajve në protestë reale’, Rama: Justifikimi i dhunës më i turpshmi…
05/11 12:59
Top Channel/ Progres raporti për Shqipërinë, ambasadorja e BE i dorëzon dokumentin autoriteteve
05/11 12:51
Top Channel/ Shqipëria në Europë në 2029?, Ambasadorja e BE: Gjithçka është e mundur dhe…
05/11 12:48
Top Channel/ ‘I di të gjitha bejtet që u hodhën në protestë’, Rama: Vezën e kuqe nuk e bën dot…
05/11 12:48
Top Chanenl/ ‘Janë si zhurmat e makinave në Bulevard’ Kryeministri pyetet për Veliajn, Rama:Yjet…
05/11 12:38