Partia Demokratike i kërkoi sot Gjykatës Kushtetuese të kthehet në arbitër për zgjidhjen e konfliktit të krijuar nga Parlamenti, i cili bllokoi ngritjen e Komisionit Hetimor Becheti. 77 votat e mazhorancës socialiste që penguan hetimin parlamentar vlerësohen nga demokratët si vendim antikushtetues që duhet rrëzuar.