Oficeri i policisë Arben Pjeçi u përcoll sot për në banesën e fundit në Durrës. Ai u vetëvra në kushtet e depresionit pas një vendimi penal me 40 orë punë në komunitet, vendim që dje çoi në lirimin e tij nga detyra, pas një karriere 35-vjeçare në polici.