Kryeministri Edi Rama ngulmon se kërkesa drejtuar Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e zëvendës kryeministres Belinda Balluku, nuk është gjë tjetër veçse mos cenimi i parimit themelor të ruajtjes së balancës mes pushteteve kushtetuese në vendin tonë.