Top Channel/ Vendimi i Apelit për Salianjin, Berisha në Kryesi: I shpallën luftë të hapur opozitës
26/09/2024 22:45

Sali Berisha, kryetari i PD mbajti fjalën e tij në një lidhje direkte për Kryesinë e PD, pas vendimit të Apelit për deputetin e PD, duke e dënuar me 1 vit burg. Berisha: Një ngjarje plotësisht e parashikuar, por të pandodhur që nga vitet më të zeza të diktaturës gjer sot ndonjëherë në Shqipëri. Sot, deputeti Salianji me padinë e narkotrafikantit ndërkombëtar Geronm Xhafa, Fatmir dhe Edi Ramës u dënua me një vit burg, për guximin që ai tregoi për detyrimin që ai përmbushi ndaj demokratëve, ndaj qytetarëve dhe zgjedhësve të tij duke denoncuar një lidhje të tmerrshme kriminale, e cila kishte pasoja. Trafiqe të egra, zhdukje personash, vrasje, të njërit prej klaneve më të fuqishme, klanit të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa. Me këtë akt Edi Rama shpalli luftë të hapur PD-së, opozitarëve dhe mbarë qytetarëve. Asnjë njeri i ndershëm nuk mund ta konsiderojë ndryshe dënimin e Salianjit, veçse një ndëshkim, hakmarrje primitive, e verbët e klaneve më të egra mafioze, të cilat midis një prite dikur në errësirë zgjodhën narkoshtetin, për t’i dhënë përgjigjen hakmarrëse që mendoni. Sot Geron Xhafa, arriti të dënojë deputetit guximtar Ervin Salianji, sepse ai në ndërgjegjen e tij zgjodhi të jetë përfaqësuesi juaj i vërtetë, zgjodhi midis kokë-uljes dhe indiferencës e moskokëçarjes t’i thotë kriminelit kriminel, edhe pse ishte vëllai ministrit. Ky përfaqësues i juaji zgjodhi më të ndershmen dhe më dinjitozen ndaj jush, nuk pranoi t’i arkivojë, por doli në shesh, u tha shqiptarëve se ‘Geron Xhafa’ drejton trafiqe dhe ka mbrojtjen e vëllait të tij. Nuk shpifi, ishte i dënuar. Salianji është i dënuar se ai guxoi për ju t’i dalë ballë për ballë kreut të krimit në Shqipëri.

Top Channel/ Kos tregon kur hyjmë në BE/ “Shqipëria mbyllë negociatat vitin e ardhshëm”
27/11 15:13
Top Channel/ “S’kërkojmë dhurata, duam maksimumin e detyrave”, Rama: Do i përmbushim pikë për pikë
27/11 14:21
Top Channel/ Rama në konferencë me Kos/ Dera e BE-së është e hapur, Ballkani duhet të nxitojë
27/11 14:04
Top Channel/ “Ne deputetët të heqim dorë nga dietat”, rrëzohet amendamenti i Leskajt në Kuvend
27/11 13:48
Top Channel “Në 2030 në BE” Rama konferencë me Kos: Rruga përpara nuk është e lehtë
27/11 13:21
Top Channel/ “Shqipëria dhe Mali i Zi përfitojnë 15%” Marta Kos: Rrugët tregtare në presion
27/11 12:56
Top Channel/ Rama: Shqipëria nuk do të lërë asnjë detyrë pa përmbushur në rrugën drejt BE-së
27/11 12:48
Top Channel/ Kuvendi kalon buxhetin 10 mld euro, Kuvendi rrëzon të gjitha amendamentet e opozitës
27/11 12:16
Top Channel/ Opozita përballë Marta Kos, Muçi kritikon mbështetjen për Ramën, kërkon qeveri kujdestare
27/11 12:13
Top Channel/ “Kemi shumë rrugë për të bërë” kryeministri Rama: BE gati të na ndihmojë
27/11 10:44
Top Channel/ Korreshi ironizon ministrin: Shko futi një çaj mali, s’kemi takat të të arrestojmë ty
26/11 15:26
Top Channel/ Demo: Mbi 200 policë të lënduar, janë sulmuar mbi 30 banka gjatë protestës
26/11 15:25
Top Channel/‘Vetëm sazia ka munguar’, Korreshi: 50 vite në diktaturë, ju mendjen e kishit te vjedhja
26/11 15:15
Top Channel/ Harta territoriale paditet në Gjykatë, PD kërkon pezullimin e ligjit
26/11 15:12
Top Channel/ Ministria Ismaili: Mund të pranohet diskutimi me dy standarde, por jo dhuna
26/11 15:11
Top Channel/ Buxheti 2027, Braçe mbron ndryshimet fiskale, Berisha: Po rëndoni shqiptarët e bizneset
26/11 15:10
Top Channel/ Manja ironizon PD për protestën e 28 nëntorit: Ju festoni tortën e Lulit, ne Pavarësinë
26/11 15:08
Top Channel/ Reforma zgjedhore, PD kërkon kohë, Balla: E keni bojkotuar
26/11 15:07
Top Channel/ PD kërkon tërheqjen e aktit normativ, Berisha përsërit akuzat ndaj Ballës
26/11 15:06
Top Channel/ Luarasi: Levën e hekurit dhe molotovin nuk e mbron asnjë konventë
26/11 15:03