Top Channel/ Vendimet e Kolorados dhe Maine, si ndikojnë vërtet te kandidatura e Trumpit?!
30/12/2023 14:49

E para që hodhi hapin historik ishte Gjykata e Lartë e Kolorados e cila vendosi se ish-Presidenti Donald Trump nuk kualifikohej për të rikandiduar për këtë detyrë. Më pas, sekretarja demokrate e shtetit të Meinit bëri të njëjtën lëvizje. Zbatimi i të dyja vendimeve është pezulluar në pritje të zhvillimit të proceseve ligjore. Kjo do të thotë se Trump do të vazhdojë të jetë në fletën e votimit në Kolorado dhe Mein dhe se fati i tij politik tashmë ndodhet në duart e Gjykatës së Lartë. Vendimi i Meinit ka të ngjarë të mos hyjë kurrë në fuqi, thote VOA. Por ndikimi i tij është trysnia në rritje ndaj gjykatës më të lartë të vendit për të thënë qartë: A mundet zoti Trump të kandidojë ende për president pas sulmit të 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit? Pas Luftës Civile, vendi ratifikoi Amendamentin e 14-t për të garantuar të drejtat për ish-skllevërit dhe për shumë arsye të tjera. Në të gjithashtu u përfshi një dispozitë, (pika tre e Amendamentit 14), miratuar me synimin për të mbajtur larg detyrave zyrtare, ata që mbështeten konfederatën. Pika tre e këtij amendamenti ndalon mbajtjen e një posti publik nga një zyrtar që është betuar se do ta mbështesë Kushtetutën dhe më pas është “angazhuar në kryengritje” kundër saj. Por po në të parashikohen rastet se kur kjo dispozitë mund të mos zbatohet. Për këtë kërkohet një votim i secilës dhomë të Kongresit, me dy të tretat e votave. Derisa të vendosë Gjykata e Lartë, çdo shtet mund të përcaktojë standardin e vet nëse Trump, apo kushdo tjetër, mund të përfshihet si emër të fletën e votimit. Ky është lloji i kaosit ligjor që Gjykata e Lartë duhet të parandalojë.

Top News- Irani kërcënon: Do shkatërrojmë çdo shtet ku strehohen amerikanët
23/03 23:40
Top Channel/ Bie për 13% çmimi i naftës/ Tregjet reagojnë fort pas njoftimit të Trumpit
23/03 23:11
Top News-Ultimatumi i fundit ndaj Iranit, Trump rrezikon të hapë kutinë e Pandorës
23/03 23:00
Top Channel/ Netanjahu telefonon trump, projektohet data 9 prill për fundin e luftës
23/03 22:57
Top News- Kush po negocion me SHBA e Iranin deri më tani! Vetofrohet Pakistani
23/03 22:31
Top News-Rrëzohet avioni ushtarak gjatë ngritjes në ajër e shpërthen në flakë, viktima e të plagosur
23/03 22:28
Top News- “Të aneksojmë jugun e Libanit”/ Ministri izraelit thirrje për të nxjerr tanket
23/03 22:27
Top Channel/ Gjyqi për tragjedinë me 57 viktima në Greqi u ndërpre nga tensioni
23/03 22:10
Top Channel/ Trump jep lajmin e mirë: Prag marrëveshjeje me Iranin! Bisedime perfekte
23/03 19:57
Top News – ‘Rusia i jep informacione Iranit’, Zelensky: Kemi prova të pakundërshtueshme
23/03 19:56
Top Channel/ Italia voton kundër Melonit në referendumin për drejtësinë, kryeministrja pranon humbjen
23/03 19:53
Top News-Italianët i thonë ‘Jo’ ndryshimeve në Drejtësi, rrëzojnë Referendumin e kërkuar nga Meloni
23/03 19:36
Top News – I bllokohen kartat bankare, gjyqtari i Netanyahut në sanksionet e SHBA: S’ka më demokraci
23/03 19:08
Top News – Vdes pronari i ‘OnlyFans’. Ndërroi jetë nga kanceri në moshën 43-vjeçare
23/03 15:26
Top Channel/ Zgjedhjet në Francë, socialistët ruajnë bastionet-pak avantazh Le Pen
23/03 15:23
Top Channel/ Trump ndalon luftimet për 5 ditë, Irani nis festimet: Po tërhiqet!
23/03 15:16
Top Channel/ “Sulme të mundshme ndaj centraleve bërthamore iraniane”, Kremlini: Shumë të rrezikshme
23/03 14:43
Top News – USS Gerald Ford braktis luftën / ‘Ishin bllokuar tualetet’, për riparime në Kretë
23/03 14:40
Top News – Bota merr frymë sërish… / Çmimet e naftës bien pasi Trump ‘ngrin’ ultimatumin
23/03 14:39
Top News – Trump u tërhoq nga frika…! Irani ‘feston’ fitorem: Nuk ka patur asnjë bisedim
23/03 14:39
DIGITALB DIGITALB