Këto janë pamjet nga magazina ku ndodhi shpërthimi pasditen e sotme, me bilancin një i vdekur dhe 6 të plagosur. Ende nuk dihet shkaku i këtij shpërthimi, ndërsa dyshohet se gjatë punës në fabrikë, një vinç ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka pasur një shpërthim.