Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkozet, të Durrësit, pasi një punëtor ndërtimi ka humbur jetën, ndërsa ishte duke punuar. Policia njofton se viktima është një 51-vjeçar, i cili ka rënë nga kati i dytë i banesës ku po punonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.