Ditën e sotme heshtja ka mbizotëruar në fshatin Agonas të Kavajës, ku natën e kaluar humbi jetën 74-vjeçari Eqerem Rreshka, si pasojë e një akti vëllavrasës që ka tronditur zonën. Shtëpitë e dy vëllezërve i ndan vetëm rruga e fshatit. Pak metra më tutje është vendi i ngjarjes ku ndodhet ende i paprekur,zetori që drejtohej nga viktima, i ngarkuar me bar për bagëtitë.