Top Channel/ Veliaj vizitë në xhaminë e re te Njësia 2: Bashkëpunimi e puna e mirë na çon përpara
12/04/2023 18:05

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vizitoi xhaminë e re “Mahmut Vrapi”, në Njësinë 2, pranë ‘Qytetit Studenti’. Ai uroi besimtarët myslimanë të zonës për hapësirën e re dhe shprehu mirënjohjen për ata që kontribuan në ndërtimin e saj. Veliaj kujtoi se zona e Depos së Ujit, ku ndodhet xhamia e re, ka ndryshuar dhe populluar shumë. “Në vitet ‘80, Depoja e Ujit konsiderohej kufiri më i largët i botës që njihnim, kurse sot është një vend plot jetë, plot me fëmijë. Po vjen një brez i ri, i cili s’duhet të harrojë se brezi më i vjetër e ka nisur nga zero me shumë sakrifica, morën një vendim të guximshëm duke ardhur këtu nga çdo cep i Shqipërisë. Është sakrificë të ndërtosh një shtëpi, të ndërtosh një rrugë, të sjellësh një rrjet uji, por lala Mahmut, ne të jemi shumë mirënjohës që në ato vite të vështira ti kuptove ndoshta para të gjithëve se aq sa e rëndësishme është infrastruktura civile, shtëpia, rruga, shkolla, kopshti, çerdhja, aq e rëndësishme është edhe infrastruktura shpirtërore. Të jemi sot shumë mirënjohës dhe shumë falënderues që ti e ke mbajtur këtë frymë në ato kohë të vështira, dhe besoj se sa të jetë jeta, kjo xhami do të mbajë emrin tend, dhe do jetë një kujtesë për të gjithë brezat që nuk është kamja e madhe që na bën njerëz të mirë, po shpirti i madh”, tha Veliaj.

Top Channel/ Robert Mueller drejtoi hetimin Trump-Putin. Presidenti i SHBA: I lumtur që vdiq!
21/03 23:52
Top Channel/Analiza e “TheGuardian”:Dëm katastrofik mjedisor në 14 ditë konflikt në Lindjen e Mesme
21/03 23:52
Top Channel/ G7 urdhër Iranit: Ndal urgjent sulmet
21/03 23:34
Top Channel/ Antibiotikët po na bëjnë keq! Studimi: Ndikim deri 8 vite pas përdorimit
21/03 20:02
Top Channel/ Britania drejt përfshirjes në luftë? Irani godet me raketa “Diego Garcias”
21/03 20:02
Top Channel/ 22 vende bashkohen për Hormuzin! Ja shtetet që firmosën deklaratën
21/03 19:59
Top Channel/ Sulmohet centrali bërthamor në Iran. Teherani, raketa mbi bazën SHBA-Angli
21/03 19:56
Top News- “Humoristët e tenxhereve, t’i harrojmë përrallat”, Rama shpërthen gjatë Asamblesë
21/03 19:30
Top News- “BE mision monitorimi…”, Rama flet për ecurinë e negociatave dhe kapitujt
21/03 19:30
Top News- Prefektët do të marrin fuqi tjetër, jo më firmosje por dhe punë në terren
21/03 19:30
Top News- “Çmimi i naftës do rritet më shumë”, Rama zbulon vendimet që do frenojnë shtrenjtimin
21/03 19:30
Top News- Rama mesazh socialistëve: Ne e kemi dorëzuar shpatën e sistemit gjyqësor
21/03 19:30
Top News- “Ligji për referendumet brenda këtij sesioni”, Rama flet dhe për parlamentin e ri
21/03 19:30
Top News- Dyfisho ndërmarrjen tënde, Rama zbulon nismën e re të qeverisë/ Çfarë synon?
21/03 19:30
Top News- “Negociatat në BE nuk kanë ndaluar”, Rama flet pas vendimit për Ballukun
21/03 19:30
Top News- Rama jep udhëzimet për partinë: Ne kemi bërë atë që se ka bërë askush
21/03 19:30
Top News- Berisha: Rama në rreth të kuq, PD mori mbështetje të plotë nga PPE
21/03 19:21
Top Channel/ Dhuna në familje, shqetësuese/ 252 raste në Elbasan, pak dënime
21/03 12:50
Top Channel/ Sindroma Down, sfida familjesh! Mungojnë qendrat për të rriturit në Shqipëri
21/03 12:46
Top Channel/ Rriten kostot në bujqësi, plehrat kimike dhe nafta shtrenjtojnë prodhimin bujqësor
21/03 12:22
DIGITALB DIGITALB