Në ditën e dytë të vizitës së tij në Uashington, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u prit nga kryetari i Senatit Amerikan, Chuck Schumer. Në një postim në Twitter, Veliaj shprehet se Schummer është ndihmues I madh për zgjidhjen e problemeve të komunitetit, sidomos për shqiptarët që jetojnë në Nju Jork dhe më gjerë.