Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Tiranë, Erion Veliaj ka shpallur fitoren në njësinë nr. 7 në Tiranë. Veliaj është shprehur se ka qenë një fitore e thellë, duke fituar më tepër vota së ne zgjedhjet e vitit 2013 dhe vitit 2017. Nuk ka munguar as falënderimi për të gjithë mbështetësit dhe sigurisht për patronazhistët e PS.