Top Channel/ “Veliaj sfidoi Ramën’, Shkarkimi i Ristanit, Berisha: Sulm i hapur ndaj kryeministrit
29/08/2026 15:06

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar sot pas vendimit të djeshëm të kryebashkiakut të Tiranës Erion Velia për shkarkimin e Anuela Ristanit. Kreu i PD shprehu se vendimi i Veliajt ishte sulm i hapur ndaj Edi Ramës, ndërsa shtoi se veprimi i kryebashkiakut sipas tij është dëshmi e dobësisë së kryeministrit. “Akti i djeshëm i Erion Veliajt dëshmon përfundimisht se Edi Rama po bëhet një kalë i ngordhur që dalin tani t’ia heqin dhe patkonjtë, e kupton vetë. Pra, dhe kjo është një e vërtetë. Në qoftë se qytetarët e kanë konstatuar, e kanë ndjekur, ai është një person në rrethim, që për të mbrojtur shkon nga një vilë qeveritare në një vilë tjetër qeveritare. Dhe që njofton ndryshime po s’bën dot asnjë ndryshim. S’bën dot asnjë ndryshim. Në këtë kuadër është fillimi i hapur i sulmit të Erion Veliajt ndaj tij. Nuk mohohet se Gjykata Kushtetuese vlerësoi si antikushtetues procedurën e shkarkimit nga Edi Rama nëpërmjet këshilltarëve bashkiakë socialistë të tij. Por momenti që u zgjodh nga Erion Veliaj për t’i hedhur dorezën dhe për ta sfiduar në mënyrë përfundimtare është dëshmi e dobësisë ekstreme të Edi Ramës. Dhe pra, gjithçka veprohet në një betejë midis tyre. Po viktimë janë qytetarët e Tiranës, me keqardhje të madhe. Kam publikuar dje një video të një qytetari ku tregonte se si është transformuar lumi i Tiranës që unë në memorien time nuk e mbaj mend kurrë në atë gjendje të mbushur me të gjitha llojet e plehrave në brigjet e lumit. Pra, në këtë rast kjo Ristani, e cila nuk shkarkohej nga nënkryetare por i hiqeshin të gjitha kompetencat e deleguara, dhe duke mos ia deleguar dinjitetin asaj apo këtij apo atij, i mbante vetë Erion Veliaj duke i thënë Edi Ramës: ‘dil në mejdan të tregoj se sa vlen ti’, nuk ke punë. Pra, është një zhvillim pozitiv kjo betejë. E quaj pozitiv, se sa më shumë të shkërmoqen, t’i nxjerrin sytë njëri-tjetrit, aq më shumë e meritojnë”, u shpreh Berisha.

Top Channel / Një i vdekur dhe një i zhdukur nga në Elbasan
04/11 23:28
Top Channel / Berisha: të shtunën në shesh, front të gjerë opozitar
04/11 23:01
Top Channel/ Rikthehen tensionet në protestë, disa të arrestuar
04/11 22:52
Top News- “Policia të ndalë gjobitjen e protestuesve”, Bardhi thirrje ndërkombëtarëve: Boll heshtët
04/11 22:45
Top Channel/ Heroina nga irani në Kosovë, arrestohen 5 persona
04/11 22:41
Top News- “Lirojini shpejt”, protestuesit rrethojnë furgonin e policisë, plas në bulevard
04/11 22:22
Top News- Makina përplas këmbësorin në Levan, humb jetën. Një viktimë edhe në Durrës
04/11 21:47
Top News- Ekspertët e xhenios në pallatin e dëmtuar nga shpërthimi, ende asnjë gjurmë nga 69-vjeçari
04/11 21:17
Top News- ‘Më çoni dhe në SPAÇ, nuk përkulem’/ Veliaj: Turp që KM merret vetë me internimet
04/11 21:15
Top Channel/ “E hape dritaren… ka zgarë” ekspertët e Xhenios brenda në banesë, ja çfarë shohin
04/11 21:13
Top Channel/ Kerkime për 69 vjeçarin e zhdukur në Elbasan, pronari i banesës ku ndodhi shpërthimi
04/11 21:07
Top Channel/ Heroinë nga Irani në Kosovë, goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës, arrestohen 5 persona
04/11 20:49
Top Channel /PD reagon për progres-raportin, Bardhi: Opozita kishte të drejtë
04/11 20:46
Top News- Shpërthimi i fuqishëm shemb pallatin në Elbasan, banorët: Ishte si bombë!
04/11 20:45
Top Channel /Rama: Dera e BE është e hapur, Shqipëria vlerësohet si kurrë më parë
04/11 20:40
Top Channel /Plas keq në protestë, përplasje mes të rinjve dhe policisë, disa të shoqëruar
04/11 20:38
Top Channel /Gruaja dhe i biri vranë babanë në Bulqizë, thanë se e “hëngri ariu”
04/11 20:36
Top Channel/ “Shqipëria është më shumë narkoshtet se Kolumbia” Berisha në mbledhjen e PD
04/11 20:34
Top Channel /Shpërthimi shemb pallatin në Elbasan.Ndërron jetë një e moshuar, tetë persona në spital
04/11 20:31
Top Channel /Shpërthimi në Elbasan, dyshime për bombol gazi policia ende pa konkluzion përfundimtar
04/11 20:19