Bashkia e Tiranës ka prezantuar sot linjën e re të autobusëve hibridë dhe elektrikë në Tiranë. Kryebashkiaku, Erion Veliaj tha se 20 autobusët e parë “Go Green” do të futen në qarkullim brenda muajit gusht, ndërsa investimi do të kompletohet gradualisht edhe me 22 mjete të tjera.