Top Channel/ Veliaj në Petrelë: Vazhdo rri i djathtë, por më 25 Prill voto Partinë Socialiste
23/04/2021 12:20

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi sot punimet në shkollën e re 9-vjeçare “Mangull” në Petrelë. Ai tha se prindërit do duan të sjellin fëmijët e tyre në këtë shkollë, e cila është padyshim një ndër më të bukurat në vend. “Është pa dyshim një nga shkollat më të bukura në Republikë. Është bekuar nga një natyrë e jashtëzakonshme, nga kodrat, nga malet, nga Lugina e Erzenit, nga ky gjelbërim i rrethuar me pemë, por mbi të gjitha është rrethuar me dashuri nga të gjithë njerëzit”, u shpreh Veliaj. Kryebashkiaku bëri thirrje që çdokush, i majtë, apo i djathtë duhet të votojë për Partinë Socialiste më 25 Prill, për më shumë investime si këto. “Vazhdo rri i djathtë, por na duhen shkolla si kjo që fëmijët tanë të bëhen akoma më të mirë se ne! Vazhdo rri i djathtë, por le t’i çojmë gjërat përpara bashkë, siç u hap aeroporti i Kukësit, të hapet edhe ai Vlorës e Sarandës! Vazhdo rri i djathtë, por voto Partinë Socialiste që siç është bërë Tirana, të bëhet edhe Durrësi, që me portin e ri do ketë pa fund punësim e të mira edhe për gjithë zonën e Shqipërisë së Mesme! Vazhdo rri i djathtë, nuk ka asnjë problem, por jepja votën Edi Ramës dhe Partisë Socialiste që të bëjmë edhe rrugën e Gurrës, edhe rrugën e Taganit! Vazhdo rri i djathtë, s’ka asnjë problem por jepja votën Edi Ramës dhe numrit 12 që të vijojë vaksinimi për gjithë popullsinë! Vazhdo rri i djathtë, por jepja votën Partisë Socialiste, numrit 12, që të mbarojnë të gjitha shtëpitë në Petrelë dhe kudo ku kemi ende punë për të bërë!” u shpreh Veliaj. Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për gjithë Tiranën tha se nuk ia vlen të kthehemi pas në vjetërsirat e 30 viteve, tek ata që në vend të shkollave të hapin dyert e burgjeve.

Top Channel/ Rama-Berisha, debat “ndërkombëtar”. komentojnë protestën dhe SPAK-un
23/12 23:29
Top News – PD mbledh Këshillin…pa PS. Imuniteti i Ballukut, mazhoranca e shqyrton pas vitit të ri
23/12 17:33
Top News – ‘Enciklopedia e farsës elektorale’. PD publikon librin, ‘1500 faqe e 2000 prova’
23/12 16:45
Top News – Rama nderon maturantët. ‘Është rritur numri i studentëve në universitete prestigjoze’
23/12 16:41
Top Channel/ Me të gjitha 10-a! Rama vleréson gjimnazistët ekselentë
23/12 15:21
Top Channel/ Rama shpjegon Paqen Fiskale: Për çdo pasqyrë të korrigjuar fitimi tatohet 5%
23/12 15:16
Top Channel/ Berisha: Do vijmë në pushtet! Misioni ynë është largimi i kësaj qeverisjeje
23/12 15:06
Top Channel/ PD “mbledh” Këshillin e Mandateve pa PS: T’i jepet leja SPAK për Ballukun
23/12 15:05
Top Channel/ PS “zbutet” për ndëshkimet, nga 29 deputetë të PD u penalizuan vetëm 6
23/12 15:03
Top Channel/ Rama: Shpresoj që ato që do arrini t’ia vënë në dispozicion vendit nga dolën
23/12 14:48
Top Channel/ “I keni shpëtuar tundimit të telefonit”, Rama: Nuk iu çon telefoni ku të dojë, por…
23/12 14:35
Top Channel/ Ceremonia e medaljeve të ekselencës, Rama: Po një 9 merret dhe për shije mor burr
23/12 14:35
Top Channel/ “Ky s’ka asnjë nëntë gjithë jetën”, batuta e Ramës: Ky s’është mirë, është shumë mirë
23/12 14:33
Top Channel/ “I keni të gjitha justifikimet për të mos shkuar në shkollë”, Rama: Jeni shembulli…
23/12 14:33
Top Channel/ Libri i PD për farsën zgjedhore, Bylykbashi: Po të ndjekim votat gjejmë paratë
23/12 14:00
Top Channel/ Vokshi: Për herë të parë kemi mbledhur të dhënat e keqpërdorimit të administratës…
23/12 13:57
Top Channel/PD publikon librin me provat e blerjes së zgjedhjeve, Vokshi: Kemi mbledhur të gjitha…
23/12 13:56
Top Channel/PD publikon ‘Farsa e madhe e majme e zgjedhjeve’, Berisha: Janë 1500 faqe ku tregohet…
23/12 13:37
Top Channel/ Berisha: Beteja jonë për Liri a Vdekje, zbulimet e fundit treguan….
23/12 13:36
Top Channel/ Rama replikon me ndërtuesin:Kam 20 vite që merrem me racën tuaj, Paqe Fiskale për ju…
23/12 13:30
DIGITALB DIGITALB