Top Channel / Veliaj në njësinë 13 / Kandidati socialist i Tiranës, takime me banorët
23/04/2023 15:07

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka vijuar ditën e sotme takimet me banorët e Liqenit të Thatë të cilët iu bashkuan edhe në mbjelljen e pemëve të reja që iu shtuan kësaj zone të gjelbëruar në kryeqytet. Gjatë bisedave me qytetarët që e kanë ndërtuar jetën në këtë lagje të re, por të urbanizuar e transformuar rrënjësisht vetëm në pak vite, Veliaj u kujtoi se si nga një ferrishte ku kundërmonte era e djegies së plehrave e plastikës, e pa asnjë shërbim, sot Njësia 13 ka vlerën më të lartë të pronës në kryeqytet. “Mbaj mend ditën e parë të punës, ku pjesa këtej e liqenit që e kapte Farka ishte e gjitha me ato kioskat dhe ato kasollet që digjnin plastikë e mblidhnin plehra dhe kur mendoj që sot konsiderohet një ndër lagjet që ka më shumë rritje të vlerës së pronës, është vërtetë një mrekulli. Ishim tek një nga ato agjencitë imobliare dhe na tha se është zona që ka rritjen më të madhe të vlerës së pronës. Edhe ai që është sharësi më i madh e më profesionist, vetëm duke qëndruar, duke sharë, është bërë më i pasur. Unë besoj që punët e mira duhet t’i kemi përpara patjetër”, deklaroi Veliaj. Kreu i Bashkisë tha se dëshmia më e mirë për të provuar se si me punë arrihet gjithçka, është Kopshti Zoologjik, teksa tha se e njëjtë me të do të bëhet gjatë këtij mandati të ardhshëm edhe Kopshti Botanik. “Siç bëmë Kopshtin Zoologjik, e dhamë një provë, duhet të bëjmë edhe Kopshtin Botanik. Kopshti Botanik sot është kthyer në një ferrishte të madhe dhe ndërkohë kemi një super plan, siç bëmë Zoologjikun, me provë, fitoi Bashkia, pra fitoi gjithë qyteti, por fitoi edhe komuniteti këtu, se ka një parkim nëntokësor që s’e kishte përpara. A mjafton? Jo, nuk mjafton, por po të lejohemi të punojmë edhe atje, nëntokë e bëjmë parking, sipër lule, kështu që në njësinë tonë kemi edhe florën, edhe faunën, pra edhe kafshët, edhe lulet”, u shpreh më tej ai. Kryetari i Bashkisë së Tiranës ndau me banorët e kësaj njësie edhe disa lajme të mira: “Loti i fundit i shkollave, veç dy shkollave në Astir dhe dy të tjerave në anën tjetër të Lanës, dy shkolla të reja janë planifikuar edhe në këtë njësi. E para është tek xhepi i Kopshtit Botanik, aty ku mbaron gardhi, jo brenda në Kopshtin Botanik, por në një tokë të Bashkisë, aty do jetë shkolla e re 9-vjeçare. Ndërkohë, sa në dalje të Parkut Olimpik, i gjithë ai sheshi që është liruar do jetë gjimnazi tashmë i quajtur “Dritëro Agolli”, në kujtim të poetit dhe të patriotit të madh. Besoj që me këto dy investime, plus edhe me gjithë rrjetin e rrugëve që jemi duke punuar, do të rritet ende më shumë vlera e pronës,” nënvizoi Veliaj.

Top Channel/ Mjegulla vështirëson qarkullimin e makinave në akset Bulqizë–Tiranë, Bulqizë–Peshkopi
10/11 09:31
Top Channel/ Fatmir Mediu në GJKKO, zhvillohet seanca e gjykimit të themelit për çështjen “Gërdeci”
10/11 09:15
Top Channel/ Debat për pensionet e shqiptarëve në greqi, gazetarët: ligj racist
09/11 23:40
Top Channel/ Problem me ujin edhe në Lushnjë, Banorët: Vjen me ngjyrë
09/11 23:35
Top Channel/ Maqedoni e Veriut, kthehet tensioni për gjuhën shqipe
09/11 23:30
Kikia i ashpër me PD: Të përbashkohen me protestuesit, boll me marrëveshje me PS
09/11 22:24
Top Channel/ Nga 28 grabitjet në Greqi te dy bankat në Tiranë, zbardhet e kaluara e Robert Dukës
09/11 22:10
Top News – Dorëhiqet drejtori i Portit. Durrës, Liburn Aliu largohet nga detyra pas një viti
09/11 20:20
Top Channel/ Balla ultimatum opozitës, PD bojkoton Reformën Zgjedhore
09/11 19:57
Top News – Macron pret Ramën në Paris. Kryeministri, vizitë në Francë për forumin e paqes
09/11 19:56
Top Channel/ Përplasja për reformën zgjedhor, opozita vendos veton dhe braktis sallën
09/11 19:54
Top Channel/ Rektorët kërkojnë paga më të larta, Buxheti rritet me 3.8 miliardë lekë
09/11 19:49
Top Channel/ Bonusi i bebeve, Rama: Nga 1 korriku 2027 do të jepet për çdo muaj në pesë vite
09/11 19:46
Top Channel/ “Partizani”, dëshmitë në gjyq. Mediu dhe ish-zyrtarët flasin për pronat
09/11 19:43
Top Channel/ Rama pritet nga Macron, Takim dypalësh me presidentin e Francës
09/11 19:39
Top Channel/ Hita mohon topin akustik, kreu u policisë: Nuk pati serbë në protesta
09/11 19:35
Top Channel/ Protestat ngadalësuan ekonominë Ibrahimaj: Ndikoi dëmtimi i bizneseve
09/11 19:32
Top Channel/Forumi I Paqes në Paris, Kryeministri Rama takim dypalësh me Emmanuel Macron
09/11 19:01
Top News- Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes
09/11 18:38
Top News-‘Rasti Veliaj do ngrihet në PE’/ Eurodeputeti italian-Të respektohet prezumimi i pafajësisë
09/11 18:34