Gjatë takimit me stafin e Bashkisë së Tiranës, ku u shprehu mirënjohjen për punën e palodhur të bërë gjatë këtyre viteve, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se kur mori drejtimin, institucioni ishte lënë në gjendje të mjerueshme. Ai nënvizoi se kundërshtarët politikë e kanë hallin ku të zaptojnë ndonjë copë për veten e tyre.