Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas arrestimit të ish-drejtorëve të Bashkisë Tiranë. Ndërsa i konsideron gjueti shtrigash, Veliaj thekson se akuzat e ngritura ndaj disa ish-drejtorëve e drejtorëve të Bashkisë Tiranës duhet të provohen në gjykatë.