Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj bëri bashkë dje të gjithë emrat më të shquar të futbollit shqiptar, që kanë shkruar historinë me fanellat e Partizanit, Tiranës dhe Dinamos, të cilët u rikthyen në fushën e blertë për të risjellë edhe njëherë emocionet e derbeve të Kryeqytetit. Në aktivitetin e organizuar nga Bashkia e Tiranës, Veliaj u shfaq në krah të legjendave të futbollit kryeqytetas dhe tha se do të vijojë ta mbështesë sportin me investime dhe premio në bazë të rezultateve të arritura.