Top Channel/ Veliaj kërkon të ushtrojë mandatin, avokati: T’i krijohen kushtet për firmë nga burgu
31/08/2026 19:38

Firma e hedhur nga Erion Veliaj duke shkarkuar nga detyra Anuela Ristanin ngriti disa pikëyetje. Si Veliaj do të ushtrojë mandatin nga paraburgimi dhe më kryesorja si do të drejtohet Tirana? Pas ditësh debati për drejtimin e Bashkisë së Tiranës, nga pala e Erion Veliajt vjen një qëndrim i prerë: kryetari i bashkisë synon të ushtrojë kompetencat e tij edhe nga paraburgimi. Avokati i Veliajt Plarent Ndreca i tha Top Channel se revokimi i kompetencave të Anuela Ristanit nuk krijon vakancë në drejtimin e bashkisë. Sipas tij, kompetencat i janë rikthyer Erion Veliajt, i cili vijon të jetë ligjërisht kryetar i Tiranës. Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar se Erion Veliaj është Kryetari legjitim i Tiranës dhe ka kërkuar që, në vlerësimin e masës së sigurimit, të merret në konsideratë edhe mandati i tij si Kryetar. Z. Veliaj do të ushtrojë çdo kompetencë që ligji i njeh dhe do të kërkojë që t’i krijohen kushtet praktike për komunikimin me administratën dhe drejtimin e qytetit. Nëse shteti e njeh Erion Veliajn si Kryetar, duhet t’i mundësojë edhe ushtrimin efektiv të mandatit. Por ky qëndrim përballet me një pengesë konkrete: si do të drejtohet bashkia më e madhe në vend nga një kryetar që ndodhet në paraburgim? Pala e Veliajt thotë se ai do të ushtrojë çdo kompetencë që i njeh ligji dhe do të kërkojë krijimin e kushteve për komunikimin me administratën dhe marrjen e vendimeve. Çështja tashmë është shtruar edhe në planin praktik. Në Bashkinë e Tiranës ka vendime dhe akte që kërkojnë firmën e kryetarit. Avokati i Veliajt ishte sot në institucion për të identifikuar vendimet më urgjente dhe për të diskutuar mënyrën se si mund të procedohen dokumentet që kërkojnë firmën e tij. Ndërkohë, avokati përmendi pastrimin, furnizimin me ujë, shërbimet publike dhe realizimin e investimeve.Këto janë pretendime të mbrojtjes, të cilat Top Channel po i verifikon përmes të dhënave dhe institucioneve përgjegjëse.

Top Channel/ Rikthehen tensionet në protestë, disa të arrestuar
04/11 22:52
Top News- “Policia të ndalë gjobitjen e protestuesve”, Bardhi thirrje ndërkombëtarëve: Boll heshtët
04/11 22:45
Top Channel/ Heroina nga irani në Kosovë, arrestohen 5 persona
04/11 22:41
Top News- “Lirojini shpejt”, protestuesit rrethojnë furgonin e policisë, plas në bulevard
04/11 22:22
Top News- Makina përplas këmbësorin në Levan, humb jetën. Një viktimë edhe në Durrës
04/11 21:47
Top News- Ekspertët e xhenios në pallatin e dëmtuar nga shpërthimi, ende asnjë gjurmë nga 69-vjeçari
04/11 21:17
Top News- ‘Më çoni dhe në SPAÇ, nuk përkulem’/ Veliaj: Turp që KM merret vetë me internimet
04/11 21:15
Top Channel/ “E hape dritaren… ka zgarë” ekspertët e Xhenios brenda në banesë, ja çfarë shohin
04/11 21:13
Top Channel/ Kerkime për 69 vjeçarin e zhdukur në Elbasan, pronari i banesës ku ndodhi shpërthimi
04/11 21:07
Top Channel/ Heroinë nga Irani në Kosovë, goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës, arrestohen 5 persona
04/11 20:49
Top Channel /PD reagon për progres-raportin, Bardhi: Opozita kishte të drejtë
04/11 20:46
Top News- Shpërthimi i fuqishëm shemb pallatin në Elbasan, banorët: Ishte si bombë!
04/11 20:45
Top Channel /Rama: Dera e BE është e hapur, Shqipëria vlerësohet si kurrë më parë
04/11 20:40
Top Channel /Plas keq në protestë, përplasje mes të rinjve dhe policisë, disa të shoqëruar
04/11 20:38
Top Channel /Gruaja dhe i biri vranë babanë në Bulqizë, thanë se e “hëngri ariu”
04/11 20:36
Top Channel/ “Shqipëria është më shumë narkoshtet se Kolumbia” Berisha në mbledhjen e PD
04/11 20:34
Top Channel /Shpërthimi shemb pallatin në Elbasan.Ndërron jetë një e moshuar, tetë persona në spital
04/11 20:31
Top Channel /Shpërthimi në Elbasan, dyshime për bombol gazi policia ende pa konkluzion përfundimtar
04/11 20:19
Top News- Vrau çiftin e të moshuarve në Dropull, 30 vite burg për autorin e ngjarjes
04/11 20:09
Top Channel /Veliaj publikon ditarin e burgut Kryebashkiaku rrezon lidhjen me protestat
04/11 19:59