Avokatët mbrojtës të Erion Veliaj ngrenë sërish shqetësimin se kryebashkiaku nuk ka ende asnjë provë në duar që të ushtrojë një mbrojtje efektive në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion, duke theksuar se nuk mund të vijojë procesi. Reagimi vjen si kundërpërgjigje ndaj SPAK, që sqaroi një ditë më parë se dokumentet i janë vënë në dispozicion avokatëve përmes një USB-je. “Procesi nuk mund të vijojë pa u garantuar më parë që i pandehuri dhe mbrojtja janë njohur në mënyrë reale dhe jo formale, me materialet mbi të cilat do të zhvillohet gjykimi, një standard i pandryshueshëm në çdo sistem të së drejtës”.