Top Channel/ Veliaj drejt Strasburgut, avokatët: Po përgatitet dosja
28/07/2026 19:44

Rreth 5 orë zgjati takimi i ekipit ndërkombëtar të mbrojtjes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në ambientet e burgut tē Durrësit. Dy avokatë britanikë, të shoqëruar nga avokati Plarent Ndreca, zhvilluan për herë të parë një takim me klientin e tyre. Në fokus të takimit ishte përgatitja e aplikimit që mbrojtja do të depozitojë në Gjykatën e Strasburgut, duke kundërshtuar vijimin e masës së paraburgimit. "Sot patëm një takim shumë produktiv. Kemi diskutuar rreth ankesës që synojmë të bëjmë në Gjykatën e Strasburgut, në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, në emër të tij, për t'u ankuar për paraburgimin e tij, vazhdimin e paraburgimit të tij. Shpresojmë që vendimet nga gjykatat vendase në Shqipëri të përshpejtohen e të përparojnë sa më shpejt të jetë e mundur, për të siguruar që ai të lirohet dhe të vazhdojë jetën e tij familjare, si dhe të ushtrojë funksionin e tij si kryetar i zgjedhur demokratikisht i Bashkisë së Tiranës." Mbrojtja e Veliajt u shpreh se pret që procedurat në gjykatat shqiptare të ecin me ritme më të shpejta, ndërsa paralelisht po përgatitet edhe dosja për Strasburgun. Sipas avokatit Plarent Ndreca, avokatët britanikë arritën të takojnë Veliajn pas tetë muajsh kërkesa drejtuar SPAK-ut, ndërsa ekipi amerikan i përfshirë në mbrojtje nuk ka marrë ende autorizim për një takim me klientin. Ai tha se ankimi në Strasburg do të mbështetet në shkeljet që, sipas mbrojtjes, nuk janë adresuar nga vendimet e deritanishme të gjykatave shqiptare mbi masën e sigurisë.

Top Channel/ Rama i prerë për “Kathimerini: S’jap dorëheqjen (Zbulohen planin në buxhetin 2027)
26/10 22:50
Top News – 14 ditë protestë në Tiranë! Tubim pa përplasje, protestuesit: Rama të dorëhiqet!
26/10 21:55
Top News- “Nuk largohem”, Rama për Kathimerinin: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me molotov
26/10 21:53
Top Channel/ Protestë paqësore në ditën e 14-të në Tiranë, protestuesit marshojnë…
26/10 21:42
Top News- Macron frikë për trazira gjatë Halloween/ Premton masa konkrete për kërkesat e studentëve
26/10 21:27
Top News – MEPJ uron shqiptarët e Preshevës, mesazh qeverisë së re serbe dhe për Kosovën
26/10 21:08
Top News- Peshkatari shqiptar shpallet fajtor/ Transportonte ilegalisht me jaht emigrantë në Angli
26/10 20:44
Top News- Disfata e Vuçiç në zgjedhje/ Lista Serbe në Kosovë qëndron në heshtje
26/10 20:42
Studentët fitojnë në Serbi, ndryshon qeveria në Beograd? Vuçiç del jashtë loje, ja çfarë ndodhë
26/10 20:35
Top Channel/ Protesta pa incidente në bulevard, një grup qytetarësh sërish para kryeministrisë
26/10 20:18
Serbia me qeveri të re, a do të ndikojë te Kosova? / Analistët flasin në Breaking
26/10 20:08
Top Channel/ Sfidat për një lëvizje studentore, frymëzim nga modeli serb, por ka pengesa
26/10 19:45
Top Channel/ Protestat e dhunshme, mesazhet e ministrit Hoxha me ambasadorët e BE
26/10 19:43
Top Channel/ Nis hetimi për plagosjen në sy të Erion Vishkullit dhe të riun që iu thye këmba
26/10 19:34
Top News – Hetimet për aeroportin e Vlorës. Behgjet Pacolli në SPAK- Denoncova padrejtësitë!
26/10 18:43
Top Channel/Pacolli 7 orë në Spak, avokati:Biznesmeni u thirr si person që ka dijeni për aeroportin…
26/10 18:42
Top News- SHBA harron Ukrainën/ Zelensky: Prej një muaji presim për raketat Patriot
26/10 18:30
Top News – Dita e 14-të e tubimit, protestuesit “djegin” Ramën dhe Vuçiç para Kryeministrisë
26/10 18:25
Top News – Pas 7 orësh në SPAK, Behgjet Pacolli: Denoncova padrejtësitë me aeroportin e Vlorës
26/10 18:10
Top Channel/ Dita e 14-të e protestës, protestuesit këndojnë himnin kombëtar para kryeministrisë
26/10 18:00