Top Channel/ Veliaj dhe Kumbaro takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së për Turizmin
03/04/2023 18:15

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, pritën në takim Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit, Zurab Pololikashvili, i cili ndodhet në kryeqytet për të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Turizmit, “FESTA – E ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm dhe Mjedisor në Shqipëri”. Veliaj e cilësoi forumin si një nga ngjarjet më të mëdha për turizmin, që ka ndodhur ndonjëherë në rajon. “‘Festa’ nis sot pasdite në orën 18.00 në Pallatin e Kongreseve. Jam fatlum sepse është një kënaqësi e veçantë që Tirana është epiqendër e këtyre aktiviteteve, në vitin kur jemi Qyteti Europian i Sportit. Folëm se si nga ky forum i rëndësishëm mund lindin disa ide të reja, si të punojmë për një forum të kryetarëve të bashkive për të promovuar turizmin urban dhe për t’i shfrytëzuar këto energji”, u shpreh Veliaj. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha se Tirana është qyteti ideal për organizimin e këtij aktiviteti, pasi është kthyer në destinacion të turizmit. “Nuk mund të zgjidhnim qytet tjetër përveç Tiranës për ta bërë këtë sepse Tirana është kthyer në destinacion të turizmit. Problem kemi hotelet që duhet t’i shtojmë sepse ka më shumë kërkesë sesa ofertë, ndaj po punojmë bashkë. Më vjen shumë mirë që bëmë një kalendar plot me evente në turizëm, por edhe në promovimin e disa sektorëve, siç janë start up-et apo turistët nomadë, apo turizmi shëndetësor, ku në Tiranë i kanë të gjitha çfarë ju duhet”, tha Kumbaro. Sekretari i Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit, Zurab Pololikashvili shprehu bindjen se ky aktivitet është vetëm fillimi i shumë projekteve të mëdha, që do vijojnë me fokus turizmin. “Jemi të lumtur të jemi në Shqipëri dhe në Tiranë e të takojmë miq të mirë këtu. Jam i bindur se ky është fillimi i nisjes së projekteve të mëdha e i gjërave të veçantë, që ju po bëni këtu. Këto janë orët e para të miat në Shqipëri dhe në një orë kemi parë shumë gjera që po ndodhin në vend. Jam i suprizuar duke dëgjuar për projektet që ju po realizoni. Jemi këtu për të mbështetur nismat tuaja dhe për t’ju përgëzuar për lidershipin tuaj. Falenderime për ministren dhe kryebashkiakun dhe përfaqësues të lartë të rajonit nga Portugalia, Spanja dhe nga vende të tjera Europiane, vijnë në këtë event shumë të rëndësishëm. Jemi krenarë, jemi të vendosur të punojmë së bashkë”, u shpreh Pololikashivili. Ky aktivitet organizohet nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Turizmit.

Top Channel/ Sot Fitër Bajrami! Kreu i KMSH: Agjërimi forcoi solidaritetin dhe bashkimin
20/03 00:05
Pse rritet çmimi në Shqipëri më shumë se në Kosovë?! Ministria përplaset me Dudushin
19/03 23:35
“Taksa e qarkullimit mbush arkën e shtetit! Ministria të ketë respekt për veten”, Teliti ngre tonet
19/03 23:35
Top Channel/ Greqia: Nuk u përfshimë në luftë, opozita: raketat tona na futën në konflikt
19/03 23:23
Top Channel/ Qeveria miraton pagesat e transportit për ata që shërbejnë jashtë vendbanimit
19/03 23:23
Top Channel/ Netanjahu: Trump nuk merr urdhra, Izraeli s’e tërhoqi SHBA-në në luftë me Iranin sot
19/03 23:22
Top Channel/ “Je shumë e bukur…”, Rogerti ‘flirton’ me Brikenën: A ka mundësi që…
19/03 23:04
Top Channel/ Pak orë pas lirimit nga paraburgimi, reagon për herë të parë Gjesti: Jam penduar, por…
19/03 22:07
Top Channel/ Kriza në Ngushticën Hormuzit, Organizata Ndërkombëtare Detare thirrje urgjente për…
19/03 21:56
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme,Trump: Nuk do të dërgoj trupa në Iran, po të kisha plan nuk…
19/03 21:53
Top Channel/ “Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar…
19/03 21:53
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, administrata e SHBA shqyrton vendosjen e trupave tokësore në…
19/03 21:19
Top Channel/ Ja se si e festojnë besimtarët myslimanë përfundimin e Ramazanit në Korçë
19/03 21:12
Top News- Drejtori i burgut me ‘shtëpi bari’/ Dorëzohet në policinë e Elbasanit, mohon përfshirjen
19/03 20:33
Top Channel/ “Ka kimi mes nesh, por jam i martuar”, Brikena i kthehet ashpër Rogertit
19/03 20:25
Top Channel/ Shqipëria në Panairin e Librit në Leipzig, drejtoresha zgjedh librin e Ramës
19/03 20:16
Top News – Kërkesa e deputetëve të ‘Mundësisë’. Interpelancë me zv.kryeministren për Rrjollin
19/03 20:11
Top Channel/ Banda e “Bajrajve” në gjyq për krimin e bujshëm në Shkodër
19/03 20:01
Top Channel/ Gjyqi për eliminimin e 15-vjeçarit në Korçë, dosja e të miturit në gjykatë
19/03 19:57
Top Channel/ Vetëdorëzohet në polici drejtori i burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa mohon akuzat
19/03 19:52
DIGITALB DIGITALB