Tirana mirëpret Forumin e Shëndetit dhe Mirëqenies për të Rinjtë, ku mori pjesë edhe Drejtori i OBSH për Europën, Dr. Hans Kluge. I pranishëm në forum ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se është e rëndësishme që të rinjtë të mbajnë lidhje me njëri-tjetrin sepse vetëm kështu mund te ecin përpara.