Avokati i erion veliajt,, Plarent Ndreca, ka depozituar kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për rrëzimin e vendimit të seancës paraprake, si dhe për pavlefshmërinë e të gjitha veprimeve të kryera mbi bazën e tij. Sipas mbrojtjes, procesi ndaj Veliajt është zhvilluar në shkelje të rëndë të të drejtave kushtetuese, duke nisur nga pamundësia reale për të shqyrtuar një dosje voluminoze prej rreth 60 mijë faqesh, çka sipas kërkesës e ka bërë praktikisht të pamundur ushtrimin efektiv të së drejtës për mbrojtje