Në fillim të vitit tjetër, Bashkia e Tiranës ka synimin që t’i bëjë falas kurset te Piramida, për fëmijët dhe të rinjtë që duan të marrin mësime në fushën e teknologjisë së informacionit. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili mori pjesë në ndarjen e çmimeve të konkursit AWS Jam Day, në bashkëpunim me Amazon Web Services, dedikuar teknologjisë “Cloud” në Shqipëri, u shpreh se kjo është një ambicie që mund të bëhet realitet nga 1 Janari 2024.