Top Channel/ Vdiq gjatë lindjes, familjarët e 31-vjeçares nga Fieri protestojnë para prokurorisë
10/05/2021 10:52

Paraditen e kësaj të hëne janë mbledhur përpara prokurorisë së Fierit familjarët e Elisabeta Lamaj, 31-vjeçares nga Ballshi që humbi jetën gjatë lindjes, në maternitetin e Fierit. Familjarë të Elisabeta Lamaj dhe të bashkëshortit të saj protestojnë përpara prokurorisë, pasi sipas familjarëve 31-vjeçarja humbi jetën për shkak të pakujdesisë së mjekëve. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në prill të këtij viti. 31-vjeçarja, nga fshati Drenovë Mallakastër ndërroi jetë ndërsa mjekët ndërhynë për të shpëtuar foshnjën. Familjarët kërkojnë të zbardhet ngjarja dhe të vendoset drejtësia në vend. Bashkëshorti i Elisabeta Lamajt shprehet se nuk janë marrë dëshmitë e familjarëve. “Ne kemi ardhur vetëm për të marrë një përgjigje. Asnjëri s’na ka pyetur, deri sot kanë neglizhuar çdo gjë dhe vazhdojnë ta neglizhojnë. Kam ardhur me familjarët e mi dhe do vijmë çdo ditë sepse nuk është marrë asnjë masë nga prokuroria sepse e kanë lënë çdo gjë në harresë. Asnjë masë nuk është marrë, mjeku vazhdon të punojë, vazhdon të jetë i qetë në jetën e vetë. Asnjë pezullim nuk është bërë, deri në momentin që do të dalë ekspertiza mjeko ligjore. Por jo, Eduard Kapaj dhe Suela Kapaj dhe anestezistin nuk e di kush është dhe nuk e kam mësuar as sot. Për mjekim të pakujdesshëm, unë kam shkuar, kam blerë medikamente. Të gjithë kamerat e spitalit duhet të merreshin të sekuestroheshin, serverat të gjitha, nuk e di. Asnjë përgjigje nuk kam marrë, ndaj unë sot kam ardhur këtu. Është një muaj dhe askush nuk më ka pyetur si ka ndodhur, çfarë ke parë. Unë i kam parë të gjitha veprimet, kam parë ardhjen e mjekëve pa uniformë, sikur kishin ardhur për të mbështetur Eduard Kapajn. Një herë doli tha trombozë, herën e dytë doli tha arrest kardiak, nuk mund të ndodhin njëkohësisht. Unë kërkoj drejtësi t shkojë deri në fund dhe prandaj kam ardhur këtu, prokuroria të na japi përgjigje. Do vazhdojmë ta gjejmë përgjigjen, nuk mund të them se si”, shprehet ai.

Top Channel/ Zjarre në dy transformatorë elektrikë në Kakoz, tre zjarrfikës në vendngjarje
05/07 23:05
Top Channel/ “Bankers”, drejtuesi e ish-drejtuesi në burg. Avokati i Çobos: Ka fituar në Arbitrazh
05/07 22:35
Top Channel/ Telefoni i Laert Haxhiut “ha koka”. Pushohen, drejtori i burgut dhe shefi i policisë
05/07 20:28
Top Channel/ Rrjet prostitucioni me te huaja ne Kavajë. Procedohen edhe 6 shqiptarë
05/07 20:13
Top Channel/ Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët
05/07 19:10
Top News- Përplasen dy automjete/ Aksident rrugor në aksin Sarandë-Delvinë
05/07 19:07
Top Channel/ Rrjet pr*stitucioni në Kavajë! Shtetase të huaja ushtronin aktivitetin ilegalisht
05/07 15:25
Top Channel/ Arsenal armësh në Lushnjë! Arrestohet një 50-vjeçar, posedonte sasi të madhe municioni
05/07 15:22
Top Channel/ Zbulohet laborator falsifikimesh! Arrestohen babë e bir për falsifikim dokumentesh
05/07 15:20
Top Channel/ Vlorë, aksion për hapësirat publike! Dredha ua lë përgjegjësinë drejtorëve që ikën
05/07 15:06
Top News- I armatosur në banesë/ ‘Strike’ arreston një 50 vjeçar në Lushnje
05/07 14:15
Top News- Bazë prostitucioni në Kavajë, kinezet kapen me bllok në dorë
05/07 13:27
Top Channel/ Porosia e Ramës! Nis lirimi i hapësirave publike në Vlorë, Dredha: Duhej bërë me kohë
05/07 13:18
Top News – Gjyqi ‘Partizani’ ndaj Berishës. PD-Shembull flagrant i standardit të drejtësisë
05/07 13:06
Top News- Hodhi inertet e hotelit në det/ Arrestohet inxhinieri i ndërtimit në Dhërmi
05/07 12:56
Top Channel/ Laborator falsifikimesh! Arrestohen babë e bir për falsifikim dokumentesh në Tiranë
05/07 12:42
Top Channel/ Bazë prostitucioni në Qerret! Arrestohen 2 kineze, procedohen 6 ‘klientë’ shqiptarë
05/07 12:31
Top Channel/ “Vere dhe Portokalle” ndez Fierin! Spektakël, humor dhe një kampion bote në skenë
05/07 12:30
Top News – Mbajti peng një vajzë në Astir/ Gjykata e Tiranës lë në burg Skerdi Sinën
05/07 12:24
Top Channel/ Sezoni i vjeljes së mjaltit! Bletarët në zonën e Fierit të kënaqur
05/07 12:23