Top Channel/Vdes i burgosuri në Fier, 58-vjeçari kërkoi ndihmë në qeli, dyshohet se pësoi hemorragji
26/08/2026 12:25

Një shtetas që vuante dënimin në burgun e Fierit ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta. Burime pranë institucionit të vuajtjes së dënimit i thanë Top Channel thanë se i dënuari Ardjan Malasi kishte kërkuar ndihmën mjekësore teksa ndodhej brenda qelisë dhe ka humbur ndjenjat pasi u transferua ne infermieri. Menjëherë është bërë transportimi i tij drejt spitalit të Fierit por mjekët konstatuan vdekjen e tij. Në burgun e Fierit sakaq kanë nisur hetimet për te zbardhur rrethanat e vdekjes së të dënuarit, trupi i të cilit do t’i nënshtrohet autopsisë, ndonëse paraprakisht ka dyshime se mund të ketë pësuar hemoragji celebrale. 58-vjeçari me origjinë dhe banim në Ballsh, Ardjan Malasi ishte transferuar disa muaj më parë nga burgu 313 i Tiranës, i dënuar nga GJKKO-ja për pastrim të produkteve të veprës penale si pjesëmarrës në aktivitete të rënda të krimit të organizuar, me 10 vjet burg. Pas shpalljes së vendimit të prerë, SPAK nxori urdhrin zyrtar të ekzekutimit në korrik të këtij viti. Për këtë arsye, më 16 korrik Ardjan Malasi u transferua nga Burgu 313 në Tiranë, ku qëndronte nën masën e paraburgimit, drejt burgut të sigurisë së lartë në Fier për të vijuar pjesën tjetër të dënimit. Hetimet e SPAK lidhur me grupin ku bënte pjesë Malasi treguan një skemë të mirëfilltë të pastrimit të parave përmes investimeve.

Top News – Dy të vdekur nga shpërthimi në Elbasan. Gjendet i pajetë 69 vjeçari, 10 të plagosur
05/11 10:33
Top News – Arrestohet ‘i forti’ i Saukut! U kap me armë e jelek antiplumb
05/11 10:05
Top Channel/ Gjyqi I themelit, Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO
05/11 10:03
Top Channel/ Qarkullonte me armë në rrugën e Elbasanit, arrestohet 49-vjeçari me precedentë penalë
05/11 09:09
Top Channel/ Shpërthimi në Elbasan, nisin hetimet për shkaqet e tragjedisë, priten ekspertët e…
05/11 09:04
Top Channel / Një i vdekur dhe një i zhdukur nga në Elbasan
04/11 23:28
Top Channel / Berisha: të shtunën në shesh, front të gjerë opozitar
04/11 23:01
Top Channel/ Rikthehen tensionet në protestë, disa të arrestuar
04/11 22:52
Top News- “Policia të ndalë gjobitjen e protestuesve”, Bardhi thirrje ndërkombëtarëve: Boll heshtët
04/11 22:45
Top Channel/ Heroina nga irani në Kosovë, arrestohen 5 persona
04/11 22:41
Top News- “Lirojini shpejt”, protestuesit rrethojnë furgonin e policisë, plas në bulevard
04/11 22:22
Top News- Makina përplas këmbësorin në Levan, humb jetën. Një viktimë edhe në Durrës
04/11 21:47
Top News- Ekspertët e xhenios në pallatin e dëmtuar nga shpërthimi, ende asnjë gjurmë nga 69-vjeçari
04/11 21:17
Top News- ‘Më çoni dhe në SPAÇ, nuk përkulem’/ Veliaj: Turp që KM merret vetë me internimet
04/11 21:15
Top Channel/ “E hape dritaren… ka zgarë” ekspertët e Xhenios brenda në banesë, ja çfarë shohin
04/11 21:13
Top Channel/ Kerkime për 69 vjeçarin e zhdukur në Elbasan, pronari i banesës ku ndodhi shpërthimi
04/11 21:07
Top Channel/ Heroinë nga Irani në Kosovë, goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës, arrestohen 5 persona
04/11 20:49
Top Channel /PD reagon për progres-raportin, Bardhi: Opozita kishte të drejtë
04/11 20:46
Top News- Shpërthimi i fuqishëm shemb pallatin në Elbasan, banorët: Ishte si bombë!
04/11 20:45
Top Channel /Rama: Dera e BE është e hapur, Shqipëria vlerësohet si kurrë më parë
04/11 20:40