Një zjarr që shpërtheu në veri të Athinës i ka marrë jetën një bariu të zonës, ndërsa zjarrfikësit e përballur me një vatër të re masive flakësh paralajmëruan për një rrezik “ekstrem” në rajonin përreth kryeqytetit grek. “Bariu kishte vrapuar të shpëtonte kafshët e tij, por nuk ia doli dot të dilte i gjallë prej andej”, tha një zëdhënës i brigadës së zjarrfikësve. Zjarri që po përhapet në rajonin e Boeotia-s rreth 100 kilometra nga Athina ka detyruar evakuimin e banorëve dhe plazhistëve në dy komunitete aty pranë. Në luftën për fashitjen e tij janë përfshirë rreth 56 zjarrfikës si dhe katër avionë cisternë.