Ndahet nga jeta i mituri, Erion Boba që u plagos rëndë nga bashkëmoshatari i tij në Durrës më 25 nëntor. “Na erdhi shumë keq për ngjarjen, tani çfarë të bëjmë? Më erdhi shumë keq. Duhet të merren masa, po ndodhin ngjarje të rënda shpesh. Unë nuk i njoh familjarët, por djali i djalit ka qenë moshatar në shkollë, dhe më ka ardhur shumë keq”, shprehet një banor i zonës me lot në sy.