Një 22 vjeçare keniane u gjet pa ndjenja në rrethana të mistershme në Tiranë në 13 gushtin e kaluar. Pas disa muajsh në koma, ajo humbi jetën në vendlindje. Në puntatën e kësaj të mërkure, “Inside Story” do të zbulojë fakte dhe prova të reja për vdekjen e vajzës Joy Aoko, e cila u gjet me dëmtime dhe thyerje masive në të gjithë trupin.