Top Channel/ Vdekja e Mlladic, prokurori i Hagës: Si e dinte kur të hynte saktesisht në Srebrenicë?!
28/08/2026 10:50

Vdekja e Ratko Mlladicit mbyll një kapitull të errët të historisë, por për ish prokurorin e Gjykatës së Hagës Geoffrey Nice, ajo lë ende pa përgjigje një nga pyetjet më të rëndësishme për masakrën e Srebrenicës. Nice, i cili drejtoi edhe çështjen kundër ish-presidentit serb Sllobodan Milloshevic, thotë se pyetja kryesore është si e dinte Mlladici më 10 dhe 11 korrik 1995 se mund të hynte në Srebrenicë dhe të bënte atë që bëri?. “Nuk jam i sigurt nëse kjo ka qenë ndonjëherë objekt i një përfundimi të qartë, megjithëse ekzistojnë shumë prova që të paktën tregojnë një pjesë të prapavijës së ngjarjeve që mund të jetë e rëndësishme”, u shpreh ai duke treguar se mund të ketë pasur informacione të inteligjencës, vlerësime të situatës apo edhe informacion të përcjellë nga dikush në Perëndim. Por tani që Mlladicika vdekur, mundësitë për ta zbardhur plotësisht këtë çështje janë më të vogla. Nice thekson për REL se ekzistojnë prova të shumta që lidhen me zhvillimet para masakrës, por ato nuk janë analizuar dhe lidhur në mënyrë sistematike. Duke komentuar pretendimet se Mlladici mund të jetë vrarë, Nice i cilëson ato si përpjekje për të nxitur reagime emocionale dhe përçarëse, duke theksuar se nuk ekzistojnë prova që e mbështesin një arsyetim të tillë. Ish-prokurori e konsideron dokumentacionin e Tribunalit të Hagës një burim të paçmuar për historianët, ndërsa thotë se aktgjykimet mund të ndikojnë edhe në kujtesën kolektive për krimet e luftës. Por Nice shprehet pesimist për të ardhmen e drejtësisë ndërkombëtare. Sipas tij, rendi ndërkombëtar është dobësuar ndjeshëm dhe fuqitë e mëdha nuk duan t’i nënshtrohen hetimeve apo gjykimeve nga institucione ndërkombëtare. Ai thotë se një gjyatë e ngjashme me atë të Hagës nuk do të themelohej më sot, ndërsa paralajmëron se edhe Gjykata Ndërkombëtare Penale rrezikon të dobësohet më tej.

Top Channel / Një i vdekur dhe një i zhdukur nga në Elbasan
04/11 23:28
Top Channel / Berisha: të shtunën në shesh, front të gjerë opozitar
04/11 23:01
Top Channel/ Rikthehen tensionet në protestë, disa të arrestuar
04/11 22:52
Top News- “Policia të ndalë gjobitjen e protestuesve”, Bardhi thirrje ndërkombëtarëve: Boll heshtët
04/11 22:45
Top Channel/ Heroina nga irani në Kosovë, arrestohen 5 persona
04/11 22:41
Top News- “Lirojini shpejt”, protestuesit rrethojnë furgonin e policisë, plas në bulevard
04/11 22:22
Top News- Makina përplas këmbësorin në Levan, humb jetën. Një viktimë edhe në Durrës
04/11 21:47
Top News- Ekspertët e xhenios në pallatin e dëmtuar nga shpërthimi, ende asnjë gjurmë nga 69-vjeçari
04/11 21:17
Top News- ‘Më çoni dhe në SPAÇ, nuk përkulem’/ Veliaj: Turp që KM merret vetë me internimet
04/11 21:15
Top Channel/ “E hape dritaren… ka zgarë” ekspertët e Xhenios brenda në banesë, ja çfarë shohin
04/11 21:13
Top Channel/ Kerkime për 69 vjeçarin e zhdukur në Elbasan, pronari i banesës ku ndodhi shpërthimi
04/11 21:07
Top Channel/ Heroinë nga Irani në Kosovë, goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës, arrestohen 5 persona
04/11 20:49
Top Channel /PD reagon për progres-raportin, Bardhi: Opozita kishte të drejtë
04/11 20:46
Top News- Shpërthimi i fuqishëm shemb pallatin në Elbasan, banorët: Ishte si bombë!
04/11 20:45
Top Channel /Rama: Dera e BE është e hapur, Shqipëria vlerësohet si kurrë më parë
04/11 20:40
Top Channel /Plas keq në protestë, përplasje mes të rinjve dhe policisë, disa të shoqëruar
04/11 20:38
Top Channel /Gruaja dhe i biri vranë babanë në Bulqizë, thanë se e “hëngri ariu”
04/11 20:36
Top Channel/ “Shqipëria është më shumë narkoshtet se Kolumbia” Berisha në mbledhjen e PD
04/11 20:34
Top Channel /Shpërthimi shemb pallatin në Elbasan.Ndërron jetë një e moshuar, tetë persona në spital
04/11 20:31
Top Channel /Shpërthimi në Elbasan, dyshime për bombol gazi policia ende pa konkluzion përfundimtar
04/11 20:19